Dyshohet se tentoi ta vriste bashkëshorten

Prokuroria Themelore Publike në Strumicë ka nxjerrë urdhër për hapjen e hetimeve ndaj një personi, pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar vrasjen e bashkëshortes së tij. I dyshuari, 48 vjeç, sipas informacioneve nga Prokuroria, më 26 nëntor të këtij viti, në shtëpinë e familjes në fshatin Prosenikovë, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, ka tentuar të privojë nga jeta gruan e tij.

“Ai e ka kapur për koke dhe ka tentuar me një shiringë t’i injektojë në gojë një lëng të caktuar, me shumë gjasa pesticid. Viktima ka filluar ta shtyjë dhe të bërtasë, ndërsa dy fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodheshin në dhomën tjetër, kanë ardhur për ta mbrojtur nënën e tyre. Viktima ka arritur të hyjë në banjë, por i dyshuari e ka ndjekur, e ka shtyrë në vaskë dhe e ka shtypur me gju, më pas ka filluar t’i shkaktojë prerje me thikë në qafë, pranë arteries karotide. Fëmijët kanë thirrur të afërmit të cilët kanë arritur ta ndajnë dhe ta shpëtojnë viktimën. Në deklaratën e saj para prokurorit, gruaja konfirmoi se për një periudhë të gjatë ka qenë viktimë e dhunës fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti, por nuk ishte guxuar ta raportonte”, thonë mes tjerash nga Prokuroria, duke shtuar se prokurori i ka propozuar gjykatësit të caktojë masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit.