Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një takim urgjent i njohur si Stavka – komandën e lartë të forcave të armatosura.
Duke ndarë një deklaratë pas takimit, Zelensky përmendi “disa fusha kyçe” se për çka ka diskutuar me komandantët e forcave të armatosura, raporton skynews.
Mbrojtja ajrore e Ukrainës dhe shkatërrimi i raketave dhe dronëve rusë – veçanërisht financimi dhe furnizimi i këtij pajisjeje;
Nevoja për të rritur sa më shumë prodhimin vendas të armëve;
Rëndësia e mbrojtjeve me rreze të shkurtër dhe të mesme, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e infrastrukturës energjetike;
“Kërkesat e brigadave” për të siguruar një “ndarje të drejtë të personelit midis brigadave”. Kjo përfshinte një rishikim të mënyrës se si furnizoheshin brigadat;
Dhe situata në zhvillim në zona kyçe përgjatë vijës së frontit, konkretisht: Kupiansk, Pokrovsk dhe Hulyaipole.
Ndryshe, Zelensky ka pranuar në parim planin e paqes me Rusinë të hartuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.




