Ulje drastike e çmimit të naftës!

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet dukshëm, përcjell TV21. Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftojnë se pas mesnte, nafta do të shitet 2,5 denarë më lirë, respektivisht, një litër do të kushtojë 70,5 denarë. Do të lirohet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë, respektivisht, një litër do të shitet për 67,5 denarë për litër. Çmimi i derivateve të tjera mbetet i pandryshuar.