“Jemi konstruktivë, por gjuha, identiteti dhe dinjiteti maqedonas nuk janë objekt negociatash”, tha nga Strasburgu, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.
Në fjalimin e tij në takimin e 24-të të Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Maqedoni, Mucunski theksoi ajo që kërkon Maqedonia në këmbim është partneritet me perspektivë shumë të qartë.
“Koha që na pret mund të jetë një kohë vendimesh dhe mundësish. Vendi ynë është gati të japë kontributin e tij”, përfundoi Mucunski.
Mucunski iu referua gjithashtu proceseve të reformave që lidhen me Planin e Rritjes dhe Agjendën e Reformave 2024 – 2027, duke theksuar se reformat synojnë zhvillimin ekonomik, mbajtjen e të rinjve dhe tërheqjen e investimeve.
Ai nënvizoi se vendi tashmë po dëshmon se mund të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të Unionit, ndër të tjera përmes partneritetit të parë të sigurisë dhe mbrojtjes me BE-në brenda Ballkanit Perëndimor.
Lajme Mucunski: Nuk negociojmë për gjuhën, identitetin dhe dinjitetin maqedonas




