SPB Ohër ka dorëzuar kallëzim në prokurori ndaj një 16-vjeçari nga Ohri, për shkak të dyshimeve të bazuara për veprën “sulm seksual dhe përdhunim”, si dhe ndaj një 14-vjeçari nga Ohri për “shantazh”.
Ndaj të dyshuarit të parë gjykata caktoi paraburgim 30-ditorë.
Ai kishte kryer sulm seksual ndaj një 12-vjeçareje, ndërsa një i mitur tjetër e ka filmuar dhe e ka shantazhuar se do ta publikojë videon, nëse ajo nuk kryente marrëdhënie seksuale me të.
E mitura gjithashtu kishte marrë kërcënime që të mos tregojë në shtëpi për rastin, por pas gati dy javësh ka treguar në familje, dhe rasti është raportuar në polici./ Alsat.mk






