Shpat Kasapi ka ndërruar jetë sot (e mërkurë) në moshën 40 vjeçare.
Ai u nda papritur nga jeta, derisa u tha se përjetoi një sulm në zemër.
Lajmi për vdekjen e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka tronditur skenën muzikore.
Gold AG ka reaguar duke shprehur ngushëllime për vdekjen e mikut dhe të kolegut të tij.
“Euuu Shpat bree, Allahu të mëshiroftë vëlla”, kanë qenë fjalët e Arian Agushit.
I ndjeri ka lënë pas vetes një karrierë të gjatë muzikore e me përplot hite.
Gjithashtu, sa i përket jetës private ka një djalë me ish-partneren Selvije Jao.




