Ishte i dënuar me burg, vdes në spital

Më 24.11.2025, në orën 19:00, në SPB Ohër është raportuar se nga Burgu i Ohrit në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit, me automjet të Ndihmës së Shpejtë, është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore K.R. (33) nga fshati Oktisi i Strugës, i cili, pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për sqarimin e plotë të rastit.