Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se kanë arrestuar një person nga Gostivari, i cili është kapur me drogë në Aeroportin e Shkupit, përcjell TV21. Ai po vinte nga Zvicra, respektivisht ishte pasagjer në fluturimin Cyrih–Shkup.
“Shërbimet doganore në hyrje të vendit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, parandaluan një tentim për kontrabandim të 48.8 gram hashash, të fshehur në bagazhin personal të një qytetari nga Gostivari, me origjinë nga Zvicra, i cili udhëtonte me fluturimin Cyrih – Shkup. Rasti u zbulua gjatë kontrollit të detajuar dhe kontrollit të bagazhit personal të udhëtarit, ku midis sendeve të tij personale u gjet një qese e vakumuar me hashash, që udhëtari e kishte blerë në Gjermani me qëllim ta transportonte dhe ta vendoste në treg pa leje në Maqedoni. Menjëherë u ndërmorën veprime hetimore nga Departamenti për Hetime pranë Sektorit për Kontroll dhe Hetime, ku udhëtari u arrestua, dhe ndaj tij u ngrit aktakuzë për “prodhim dhe lëshim të paautorizuar në treg të drogës narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, e ndëshkueshme sipas Kodit Penal”, thonë nga Drejtoria e Doganave.




