Një plan përfundimtar paqeje duhet ta bëjë të pamundur që Rusia të pushtojë sërish, thotë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.
Kaja Kallas tregoi në programin Today të BBC Radio 4: “Nëse duam ta përfundojmë këtë përgjithmonë, ne me të vërtetë duhet të kemi lëshime nga ana e Rusisë”.
Sipas Kallas, kjo qasje do t’i kërkonte Rusisë të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të zvogëlojë ushtrinë e saj, shkruan BBC.
“Nuk mund të kemi një situatë ku ti pushton një vend tjetër… dhe të mos ketë llogaridhënie”.
Sa i përket rikthimit të Rusisë në G8, Kallas thotë se kjo “definitivisht nuk” duhet të ndodhë.
“Nuk mund të kthehemi në normalitetin e dikurshëm… si mund ta imagjinoni këtë?” i thotë ajo programit.
Shefja e politikës së jashtme, duke përshëndetur “kauzën fisnike” të Presidentit amerikan Donald Trump për arritjen e paqes në Ukrainë, gjithashtu theksoi se duhet të pyesim se çfarë “me të vërtetë sjell paqe” në vend.




