Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani ka njoftuar se ka realizuar takim me Prof. Dr. Mileva Gjurovska, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Maqedonisë së Veriut.
“Diskutuam për kontributin e Konventës nacionale të BE-së (KNBE-MQ) si vend ku publiku profesional, institucionet dhe shoqëria civile së bashku punojnë për reforma më të mira dhe më gjithëpërfshirëse.
Dera ime dhe dera e Ministrisë janë gjithmonë të hapura për të gjithë partnerët që sjellin proces evropian të hapur dhe demokratik”, ka shkruar Murtezani, përcjell Alfax.mk
Maqedoni Ministri Murtezani takohet me Mileva Gjurovskën, kryetare e Lëvizjes Evropiane të RMV-së






