Rritet niveli i ujit në disa lumenj në Maqedoni

Sot, rryma e lumit Vardar ka shënuar një rritje të nivelit të ujit, veçanërisht në zonat e Jegunovcës dhe Demir Kapisë. Po ashtu, rritje të nivelit të ujit raportojnë edhe lumenjtë Treska pranë Maqedonski BroditPçinja pranë Banjsë së Katlanovës Cerna Reka pranë Novacit dhe Sateska pranë Botunit, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Megjithatë, jo të gjitha lumenjtë tregojnë një trend pozitiv. Lumenjtë Bregallnica pranë Berovës dhe Drini i Zi pranë Lozhanit shfaqin ulje të nivelit të ujit, duke u pozicionuar nën mesataren për muajin nëntor.

Sipas të dhënave nga DPHM, niveli i ujit në Liqenin e DojranitLiqenin e Prespës dhe Liqenin e Ohrit mbetet i qëndrueshëm dhe brenda vlerave mesatare për muajin nëntor.