PDSH, në zbatim të konkluzave të Kuvendit Qendror, hap një kapitull të ri të veprimit politik: shtrirjen dhe organizimin e saj në diasporë. Ky është një hap strategjik që synon forcimin e ndikimit të partisë, rritjen e kapaciteteve organizative dhe mobilizimin e çdo shqiptari që beson në vizionin e Partisë Demokratike Shqiptare.
PDSH fton të gjithë anëtarët dhe mbështetësit në diasporë të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm i cili ka për qëllim përfaqësimin e çdo zëri shqiptar.
Faza e re e organizimit do të koordinohet nga Trupi Koordinues i mandatuar nga Kuvendi Qendror dhe do të zbatohet sipas udhëzimeve të miratuara në këtë forum.




