Krimet mizore në Sarajevë, avokati shqiptar zbërthen akuzat që mund ta fundosin Vuçiqin dhe të trondisin rajonin!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke u përballur me një nga akuzat më serioze në karrierën e tij politike.

Gazetari investigativ kroat, Domagoj Margetiç, ka paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë e Milanos, duke e akuzuar Vuçiqin për një përfshirje të mundshme në të ashtuquajturat “Sarajevo-Safaris” – praktika makabre gjatë rrethimit të Sarajevës, ku thuhet se turistë të huaj dhe nacionalistë serbë paguanin për të qëlluar me snajper ndaj civilëve të paarmatosur.

Ky zhvillim, ka nxitur reagime të mëdha, derisa është kritikuar mjaft shumë presidenti serb.

E në lidhje me këto akuza dhe raportime të fundit ndaj Vuçiqit, për “Bota sot” foli avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Si fillim, ai tha se është në dijeni për këto akuza dhe se beson se janë të vërteta të gjithë këto raportime.

Image

Spartak Ngjela.

Foto galeri

Për këtë, avokati përmendi faktin se Vuçiqi ishte “banditi” kryesor në vrasjet që i realizoi Millosheviqi.

“E di. Dhe kjo është e vërtetë.

Vuçiq njihet si banditi kryesor në vrasjet që ka pas bërë Milosheviçi.

Ai një vrasës ka qenë dhe një vrasës është”, u shpreh Ngjela.

Ndër të tjera, avokati potenocoi se e gjithë historisa e Serbisë bazohet në krime, sidomos në krime ndaj shqiptarëve.

“Por gjithmonë duhet të kujtohesh që, e gjithë historia e Serbisë, që nga krijimi e deri tani, një krim i gjatë historik kundër shqiptarëve është.

Por tani janë në dekadedencë”, tha ndër të tjera Spartak Ngjela për “Bota sot”.

Theksojmë se, mediat italiane raportuan në fillim të tetorit se prokurorët në Milano kanë hapur një hetim ndaj shtetasve italianë që thuhet se u kanë paguar shuma të mëdha parash forcave serbe, në mënyrë që gjatë rrethimit të Sarajevës të mund të ishin “snajperë të fundjavës” dhe të vrisnin qytetarë për argëtim.

Rasti është hapur nga prokurori Alessandro Gobbis, nën akuzat për vrasje me paramendim, të rënduar nga mizoria dhe motive të ulëta.

Akuzat aktualisht janë ngritur kundër personave të panjohur dhe burojnë nga një kallëzim i paraqitur nga gazetari dhe shkrimtari Ezio Gavazzeni, me ndihmën e dy avokatëve dhe ish-gjykatësit Guido Salvini.

Sipas dëshmive të mbledhura në gjithë Italinë veriore, këta “snajperë të fundjavës”, kryesisht ithtarë të ekstremit të djathtë dhe adhurues të armëve, mblidheshin në Trieste dhe pastaj dërgoheshin në kodrat përreth Sarajevës, nga ku mund të shtinin mbi banorët e qytetit të rrethuar pasi i paguanin forcat e serbëve të Bosnjës.