Adnan Azizi: Kënaqësi që festat e nëntorit t’i nisim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, djalin e Komandantit Legjendar Adem Jashari

“Kënaqësi që festat e nëntorit t’i nisim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, djalin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, mikun tim Lulzimin dhe shumë miq e bashkëmendimtarë nga i gjithë rajoni.
Mbrëmje madhështore mbrëmë në Manastir, në Pallatin e Kulturës dhe Muzeun e Alfabetit, ku shënuam bashkë 117-vjetorin e alfabetit shqip.
Vazhdojmë në bashkëpunim të ngushtë, me vizion të qartë dhe përkushtim në interes të qytetarëve tanë” ka shkruar Adnan Azizi deputet i VLEN-it.