Mikel Arteta zbulon planin që ka për Gabriel Jesus

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus, mund të luajë në një miqësore me dyer të mbyllura teksa rrit ritmin e rikuperimit nga një dëmtim afatgjatë në gju.

Jesus pësoi një këputje të ligamentit tnë ndeshjen e FA Cup kundër Manchester United në janar dhe iu nënshtrua operacionit.

Sulmuesi i Brazilit nuk ka luajtur që atëherë, por tani është rikthyer në stërvitje të plotë dhe Mikel Arteta ka shpjeguar se si Arsenali do të kërkojë t’i rrisë gradualisht ngarkesën.

Këto plane mund të përfshijnë organizimin e një miqësoreje në kompleksin stërvitor të klubit në London Colney në javët e ardhshme.

 Gabriel Jesus

“Ai po bën shumë mirë. Po i kryen të gjitha me ekipin për momentin, për gati dy javët e fundit”.

“Do t’i japim pak ekspozim të brendshëm me disa ndeshje, që të marrë ritmin fizik. Por ai duket shumë mirë në stërvitje dhe do të jetë një shtesë e madhe për ekipin”, ka thënë Arteta.

Jesus do të duhet të luftojë për minuta të rregullta sapo të kthehet, pasi Arsenali transferoi sulmuesin Viktor Gyokeres gjatë verës.