Sadio Mane ka treguar se si ka ndryshuar marrëdhënia e tij me ish-bashkëlojtarin e Liverpoolit, Mohamed Salah, pas incidentit të famshëm në ndeshjen kundër Burnley.
Të dy do të mbahen mend në historinë e Ligës Premier si një nga dyshet më të mira sulmuese të epokës moderne.
Mane dhe Salah luajtën rol kyç në fitimin e katër trofeve të mëdhenj nën drejtimin e Jurgen Klopp, përfshirë titullin e 19-të të kampionatit në sezonin 2019/220.
Tani, Mane ka folur hapur për marrëdhënien e tij të veçantë me Salah, si edhe për incidentin famëkeq ndaj Burnley, ku ai u pa i irrituar në stol pasi Salah vendosi të gjuante në portë në vend që t’i pasonte një top të thjeshtë në këmbë.
“Isha vërtet, vërtet i zemëruar pas ndeshjes (kundër Burnley) dhe ditën tjetër, ai erdhi tek unë”.
“Ai donte të fliste me mua, por nuk e dinte kur, si ta thoshte. Ende mendonte se unë isha i zemëruar me të, sepse nuk u pamë, shkuam në shtëpi”.
Sadio Mane dhe Mo Salah
“Të nesërmen ai erdhi tek unë dhe tha: ‘A mund të flasim?’ Dhe unë i thashë: ‘Po, s’ka problem, le të flasim’”.
“Dhe ai tha: ‘Ti mendon se nuk doja të ta pasoja? Unë s’kam shënuar, Bobby shënoi. Por edhe kur e mora topin, nuk po mendoja fare për të pasuar, as nuk të pashë”.
“Thjesht e mora topin dhe doja të gjuaja. Nuk kam asgjë kundër teje dhe, sinqerisht, nëse do të të kisha parë, do të ta kisha pasuar”.
“Dhe unë i thashë: ‘Jo, mos u shqetëso. Ka kaluar. U zemërova sepse mendoj se mund të më pasoje më shumë, me cilësinë që ke’”, ka deklaruar Mane.





