‘Kjo bile s’po prekë burra të martuar’, Santiana i kthehet keq ndjekëses

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”, Santiana Maloku, ka reaguar ashpër në profilin e saj në Instagram, duke publikuar një mesazh ofendues të marrë nga një vajzë dhe duke kthyer një përgjigje të fortë publike.

Ky reagim vjen në kuadër të komenteve dhe ofendimeve të vazhdueshme që ajo pranon në lidhje me një incident të diskutuar gjerësisht brenda shtëpisë së BBVK 2, atë të prekjes me ish-banorin Buci.

Santiana thekson se lodhet duke marrë mesazhe me mbishkrimin “ke prekur burra të maruar dhe vetë je kon e lidhur”, madje Santi i cilëson ‘të poshtra’ femrat që i shkruajnë mesazhe të tilla.

Ajo ka shpërndarë një screenshot të një mesazhi të drejtpërdrejtë ku një përdoruese i shkruan me gjuhë të rëndë, duke e cilësuar ish-banoren si “jomorale”.

Kritikuesja i referohet drejtpërdrejt ngjarjes së “prekjes” të Santianës gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 2”, duke i thënë se të pakten banorja e këtij edicioni nuk po prek burra të martuar.

Santiana nuk e ka lënë pa kthyer përgjigje, duke iu drejtuar asaj me fjalë të ashpra. Ajo shkruan:

“Ja njerëz, çfarë mesazhesh më vijnë prej femrave sa të hap sytë me mëngjes! Nuk e di a e dini që ma keni lodhur prapanicën me atë ‘prekjen’ dhe me atë ‘ke qenë në lidhje’. U bëtë ju moralistet e pështira! Pse nuk doli asnjë tjetër t’i thoshte këto gjëra në sy, por gjithçka po bëhet vetëm nëpër internet? Femra të poshtra,” e revoltuar mbylli Santi përgjigjen e saj.