Debatet rreth marrëdhënies së mundshme midis Edit dhe Benita Zenës po marrin hov në Big Brother VIP Kosova 4, pasi një fotografi e vjetër e tyre ka nisur të qarkullojë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, të dy kanë deklaruar se nuk njihen nga jashtë. Madje ishte vetë Edi ai që ngjalli dyshime i pari, duke treguar se para hyrjes në BBVK kishte pranuar një kërkesë për shoqëri nga Benita, por se nuk kishin pasur ndonjë kontakt apo njohje të mëparshme.
Megjithatë, duket se realiteti mund të jetë krejt tjetër. Një fotografi e publikuar në vitin 2019, ku Edi dhe Benita shfaqen së bashku, ka bërë që fansat të vënë në pikëpyetje deklaratat e tyre. Në imazh, dyshja duken të afërt, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka pasur një raport shumë më të ngushtë se sa po pretendojnë sot.




