Nëntori na bashkon – me këtë moto, Komuna e Tetovës ka zbuluar një program të pasur aktivitetesh kulturore, artistike dhe historike që do ta mbushin qytetin me emocion, traditë dhe krenari kombëtare. Kryetari i komunës, Bilall Kasami, prezantoi listën e plotë të ngjarjeve që do të zhvillohen përgjatë datave festive, si në Tetovë, ashtu edhe në vizitat e parashikuara jashtë qytetit.
Ky muaj, simbol i identitetit dhe historisë shqiptare, do të shënohet me aktivitete për fëmijë, ekspozita, koncerte, vizita muzeale, turne sportive dhe ngjarje kulturore që synojnë të afrojë qytetarët dhe të festojë vlerat kombëtare.
Programi i aktiviteteve të Nëntorit
21 Nëntor
• Çerdhja Rilindja – *Shkronja të Vogla, Zemra të Mëdha* (10:00)
• Qendra e Kulturës Tetovë – Koncert i Kastriot Tushës & Ardian Trebickës (20:00)
22 Nëntor
• Qyteti i Manastirit – *Manastiri na Bashkon* – vizitë muzeale & manifestim (17:00–19:00)
24 Nëntor
• Ish Radio Tetova – Ekspozita *Gjuha jonë sa e mirë* (10:00–18:00)
• Hapja e Muzeut Mehmet Geçës & Rafi Halili (10:00–18:00)
• Mbrëmje letrare e Shoqatës “Oeneum” (17:00)
• Turneu Mbarëkombëtar i Volejbollit U16 – gjysmëfinalet (17:00–19:00)
25 Nëntor
• Qendra Rinore – *Ngjyrat e Lirisë* (12:00)
• Turneu i Volejbollit U16 – Finalet (17:00–19:00)
26 Nëntor
• Holli i Qendrës për Kulturë – Ekspozita e nxënësve dhe *Rrënjë dhe Krenari* (12:30)
• Koncerti *Nëntori në Këngë e Valle* – Ansambli Shtetëror (19:30)
28 Nëntor
• Qyteti i Vlorës – Turneu i Veteranëve “Kupa Pavarësia” (12:30)
Aktivitete shtesë
• Shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës – aktivitete festive (10:00–16:00)
Me këtë program, Tetova fton qytetarët që të festojnë së bashku ditët më të shtrenjta të historisë sonë.




