Kombëtarja e Kosovës ka arritur një sukses historik në kualifikimet për Botërorin 2026.
Djemtë tanë, në këto kualifikime arritën 3 fitore (2 ndaj Suedisë dhe një ndaj Sllovenisë), dy barazime (një ndaj Sllovenisë dhe një ndaj Zvicrës) dhe një humbje (si mysafirë të Zvicrës), dhe përfundimisht u renditen në vendin e dytë të grupit B, duke siguruar play-offin.
E një lojtar që ka lënë gjurmë në këto kualifikime është Dion Gallapeni.
Ai po konsiderohet si një nga talentet më premtuese të futbollit të ri të Kosovës.
Mbrojtësi i majtë, vetëm 20 vjeç, ka arritur në një pikë ku roli i tij në kombëtare është bërë i pazëvendësueshëm, dhe statistikat e tij flasin shumë për ndikimin që po ka.
Sipas “Football Talent Scout – Jacek Kulig”, një faqe kjo e drejtuar nga Jacek Kulig, një skaut (analist talentesh) i besueshëm futbolli, Gallapeni është kampion në duelet fizike: asnjë lojtar nën moshën 23 vjeçe nuk ka fituar më shumë duele sesa ai në Kualifikimet e UEFA-s për Botëror, me 46 duele të fituara gjithsej.
Në moshën vetëm 20-vjeçare, ai që luan për skuadrën polake Widzew Lodz, është shndërruar në një figurë kyçe për Kombëtaren e Kosovës dhe pritet të ketë një të ardhme të ndritur në futbollin ndërkombëtar. /Klankosova.tv




