Banori i fshatit Bojanë akuzohet për mashtrim, mori para nga një person duke u paraqitur rrejshëm

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka parashtruar kallëzim penal ndaj një personi nga fshati Bojanë i Shkupit, përcjell TV21. I njëjti dyshohet se rrejshëm është paraqitur si punonjës në gjykatë dhe ka marrë para nga një person, të cilit i kishte premtuar se do t’ia nxirrte djalin nga paraburgimi.

“SPB Tetovë ka ngritur padi penale ndaj N.Z. (41) nga fshati Bojanë, Shkup, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”. Gjatë muajit maj 2025, i denoncuari, duke paraqitur fakte të rreme, e ka mashtruar një person duke i thënë se punonte në gjykatë dhe se për një shumë të caktuar do t’i ndihmonte që djali i tij të lirohej nga paraburgimi. Pasi kishin përgatitur një ankesë përmes avokatit pas paraburgimit, në tre raste u janë paguar 7.750 euro, por marrëveshja nuk është përmbushur”, thonë nga MPB.