Shfrytëzim i kundërligjshëm i parave nga një spital në Maqedoninë e Veriut, konstatoi Revizioni

Enti Shtetëror për Revizion ka konstatuar punë të kundërligjshme dhe shfrytëzim të mjeteve në mënyrë joligjore në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit, transmeton Portalb.mk.

“Me revizionin për vitin 2024, u konfirmua që Spitali i Përgjithshëm në Prilep ka shfrytëzuar paratë pa respektuar regullativën ligjore, veçanërisht në pjesën e zbatimit të prokurimeve publike”, deklaruan nga Revizioni.

Në raport theksohet se parregullësi ka pasur edhe gjatë shfrytëzimit të parave të gatshme. Ndër të tjera, nuk u shpreh mendim i mirë për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe për harmonizimin e transaksioneve financiare me regullativën ligjore.

“Janë konfirmuar shumë parregullsi dhe dobësi në punën e spitalit. Pjes amë e madhe e detyrimeve janë regjistruar dhe paguar në kohë jo të duhur, selektive dhe pa zbatimin e kontrolleve”, sqaroi Revizioni, duke numëruar edhe shumë parregullsi tjera në raport.