Lajme LAMM: Komunikacioni në rrugë të lagështa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

LAMM: Komunikacioni në rrugë të lagështa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Trafiku në rrugët shtetërore këtë mëngjes po zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagura, njoftoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën e RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.

“Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”, apelon LAMM.

LAMM gjithashtu kujton për detyrimin ligjor nga 15 nëntori për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit.