Edi Rama nis mëngjesin me fotoalbumin e konferencës historike mes Shqipërisë dhe BE-së

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, mëngjesin e së martës e ka nisur me fotoalbumin e ndalesës në Bruksel, deri tek konferenca historike me Bashkimin Evropian për hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Shqipëria, të hënën arriti të hapte të gjashtë grupkapitujt drejt rrugëtimit në anëtarësimin në BE, transmeton Klankosova.tv.

“Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin e ndalesës në Bruksel, nga shtëpia e re e Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, tek konferenca historike me BE për hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai.

Pas arritjes së këtij suksesi, Rama u përgëzua, madje mori edhe dhuratë nga komisionerja Marta Kos.