Pas një mungese prej 10 vjetësh, zëri i Mirsa Kërqelit po rikthehet fuqishëm në muzikë.
Këngët e saj janë dëgjuar edhe gjatë periudhës kur nuk ishte aktive, por fansat gjithmonë kanë pritur rikthimin, i cili po ndodh në fund të vitit 2025.
Mirsa ka ripunuar së fundmi këngën “Ëndërr” dhe paralajmëron se kjo është vetëm fillimi i një serie projektesh të reja artistike.
Ajo po punon intensivisht për të sjellë projekte të reja, duke mos e lënë pas Mirsën e vjetër që adhuruesit e njohin dhe duan.
Në intervista të fundit, këngëtarja tregoi se së shpejti do të jetë e pranishme edhe në dasma, ku do të këndojë për publikun.
“Edhe me popullore, sigurisht që do të më shihni”, tha ajo, duke treguar se rikthimi i saj do të jetë gjithëpërfshirës dhe i dedikuar për fansat e saj besnikë.





