Departamenti amerikan do të nisë hetimet për lidhjet e Epstein me Clinton

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka konfirmuar se do të hetojë lidhjet e dyshuara të financuesit pedofil Jeffrey Epstein me banka të mëdha dhe disa demokratë të shquar, përfshirë ish-Presidentin Bill Clinton.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do t’i kërkonte Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi dhe FBI-së të hetonin “përfshirjen dhe marrëdhënien” e Epstein me Clintonin dhe të tjerë.

Bondi tha se departamenti “do ta ndjekë këtë me urgjencë dhe integritet”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kërkesa e Trumpit erdhi disa ditë pasi mijëra email-e të Epstein u publikuan nga Kongresi Amerikan – të cilat përfshijnë përmendje të presidentit amerikan.

Demokratët e kanë akuzuar Trumpin se po përpiqet të shmangë pyetjet në lidhje me marrëdhënien e tij me Epstein.