37 vjeçari gjerman vret me thikë punonjësin turk në qebaptore

Një 37 vjeçar gjerman në Bad Kleinen, goditi për vdekje me thikë një punonjës turk në qebabtoren “Shabi’s Kebabhaus”.

Autori i dyshuar i krimit ishte në qebaptore rreth orës 6:30 të mbrëmjes – dhe më pas dyshohet se e ka therur punonjësin 31 vjeçar disa herë me thikë, i cili vdiq në vendngjarje, raporton Bild.

Policia rrethoi vendin e krimit në një zonë të gjerë.

Pas sulmit të përgjakshëm, vetë i akuzuari thirri shërbimet e urgjencës.

Hetuesit thonë se i pandehuri është i sëmurë mendërisht dhe është bërë një kërkesë për vendosjen e përkohshme të të dyshuarit në një spital psikiatrik.

Rasti po hetohet ende.