Sekretari i përgjithshëm i Alternativës dhe një nga eksponentët e VLEN, Amir Elezi në “Dialog të Lajmi” ka folur për epilogun e zgjedhjeve lokale ku VLEN doli fitues absolut, por edhe për rivotimin në Gostivar dhe Vrapçisht.
Sipas tij, ky rezultat nuk erdhi vetvetiu, aq më pak me përkrahjen e VMRO siç pretendon opozita apo AKI, por kjo siç thotë, “shpjegohet dhe argumentohet me vota”.
“Përkrahja ka qenë shumë e madhe dhe është rezultat i arritjeve që i ka bërë VLEN në ekzekutiv. Ky rezultat ka arritur pritshmëritë tona në nivel të Shtabit dhe organizimit të zgjedhjeve me atë që kemi pasur mundësinë edhe Bërvenicën për shumë pak vota. Hyjmë edhe me motiv shtesë shkaku se do të ketë rivotim edhe në Gostivar dhe Vrapçisht dhe pretendojmë t’i fitojmë edhe këto dy komuna”, ka thënë Elezi.
Sipas tij, me këtë janë shuar zërat për zgjedhje të parakohshme, apo referendumin e famshëm të AKI-së që flisnin se nga rezultati i zgjedhjeve lokale do të provokohen zgjedhjet e parakohshme dhe se do ketë një shpresë të futën në pushtet.
“Ka heshtje totale në kampin e AKI-së, sepse e dinë edhe epilogun e atyre zgjedhjeve”, tha Elezi nga VLEN.




