Fondi i Sigurimeve Shëndetësore shënon 25 vjet pune

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore sot shënon 25 vjet nga themelimi dhe funksionimi i tij i pavarur.

Në ceremoninë e paralajmëruar pritet të flasë kryeministri Hristijan Mickoski, si dhe përfaqësues të udhëheqësisë së Fondit. Gjatë ngjarjes do të prezantohen sukseset kryesore, reformat dhe rezultatet e arritura gjatë këtyre 25 viteve të punës.

Ceremonia do të zhvillohet në Filharmoninë Kombëtare.(INA)