Sllaveski: Inflacioni pritet të bie në 2.5% në vitin 2026 dhe në 2% në afat të mesëm

Pasqyra makroekonomike për ekonominë vendore tregon për rezistim dhe rritje solide ekonomike, adaptim në rënie të inflacionit dhe pozitë kryesisht stabile të bilancit të pagesave, që siguron nivel adekuat të rezervave devizore, theksoi guvernatori Trajko Sllaveski, i cili i prezantoi projeksionet më të reja maksoekonomike të Bankës popullore për periudhën 2025 – 2028 para korit diplomatik dhe para përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare.

Rritja ekonomike, e cila në projeksionet e prillit ishte parashikuar në 3%, tani sipas guvernatorit të Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, Trajko Slaveski, pritet që deri në fund të vitit vendi ta përmbyllë me një rritje prej 3.5%. Ka pasur korrigjime edhe në nivelin e inflacionit, i cili sipas projeksioneve fillestare duhej të ishte 3%, por tani është rishikuar në 3.9%, me pritshmëri që në periudhën afatmesme të stabilizohet dhe deri në vitin 2027 të arrijë nivelin prej 2%.

“Inflacioni në vitin 2025 do të ndikohet nga rritja e çmimeve të ushqimeve. Në kushte të një inflacioni bazë ende inerte dhe një stabilizimi të caktuar të çmimeve të energjisë, në periudhën e ardhshme projeksionet tregojnë se inflacioni do të zbresë në 2.5% në vitin 2026 dhe në 2% në afat të mesëm…”, deklaroi Trajko Slaveski, guvernator i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut.

Në projeksionet më të fundit parashihet gjithashtu edhe thellim i deficitit të llogarisë korrente, i cili sipas Bankës Popullore këtë vit do të arrijë në 4.2%, duke paraqitur zgjerim në krahasim me vitin e kaluar. Megjithatë, në vitet që pasojnë, Banka Popullore parashikon një ulje graduale të tij – në 4.1% në vitin 2026 dhe në 3.7% në vitin 2027.