Departamenti i Shtetit amerikan ka deklaruar se gjendjet shëndetësore që mund të shkaktojnë barrë shtesë për shtetin mund të jenë arsye për refuzimin e një kërkese për vizë.
Një memorandum i dërguar ambasadave në mbarë botën u ka bërë thirrje atyre që lëshojnë vizat që të “marrin parasysh shëndetin e aplikuesit”, duke shtuar se obeziteti mund të shkaktojë sëmundje si astma, apnea e gjumit dhe tension i lartë i gjakut.
Në memorandum thuhet më tej se duhet të merren parasysh edhe sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet respiratore, kanceret, diabeti, sëmundjet metabolike, neurologjike dhe ato të shëndetit mendor.
“[Këto gjendje] mund të kërkojnë trajtim me vlerë qindra mijëra dollarë dhe kujdes afatgjatë”, thuhet në dokument.
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë fushatë për rizgjedhje me një sërë politikash të ashpra ndaj imigracionit.
Ai ka premtuar të deportojë qindra mijëra migrantë pa dokumente dhe ka dërguar pjesëtarë të ushtrisë dhe Gardës Kombëtare në disa qytete ku, sipas tij, policia lokale nuk po bën mjaftueshëm për të mbrojtur agjentët federalë të imigracionit.
Ky veprim është pritur me polemika dhe ka nxitur protesta e kundërshti politike.
Federata Ndërkombëtare e Diabetit thotë se rreth 11 për qind e popullsisë së botës vuan nga diabeti, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 13 për qind e të rriturve në mbarë botën janë obezë.
Në SHBA, shifra arrin në rreth 42 për qind, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).




