Moderatorja dhe influencerja Alba Vukaj ka ngjallur kureshtje në rrjete sociale me postimin e fundit. Ajo ka ndarë një fotografi ku shihet me një buqetë gjigante trëndafilash të kuq, duke shkruar shkurt “Anonymous flowers 🥺”.

Postimi menjëherë mori vëmendje, teksa ndjekësit nisën të pyesin se kush mund të jetë personi që i ka dërguar këtë dhuratë romantike.
Alba nuk ka zbuluar asnjë detaj, duke lënë gjithçka të mbuluar me mister, por komentet e shumta tregojnë se fansat tashmë kanë filluar të bëjnë “hetimet” e tyre.




