Ministri i Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski nuk dha detaje se kur do të ndodhë takimi mes partnerëve të koalicionit qeverisës për rikonstruktimin e qeverisë, shkruan TV21. Mucunski tha se ka komunikim që vijon, dhe se është i bindur që do të arrihet marrëveshje.
“Nuk mendoj që marrëveshja ose vendosja e kushteve duhet t a bëjmë përmes mediave, me respekt maksimal për mediat, nuk dua të më keqkuptoni, por mendoj se janë çështje që fillimisht duhet t’i dakordojmë mes vete, ndërsa më pas t’i njoftojmë. Ashtu krijohet besimi, kur funksionon si ekip, si një njësi kolektive që punon të arrijë sukses”, shtoi Mucunski.
Në lidhje me ndarjen e resorëve, Mucunski tha se të gjithë partnerët e koalicionit duhet ta kenë parasysh parimin për cilësi mbi sasinë.
“Jam i bindur se ditëve në vijim do të arrihet marrëveshje, që do të drejtohet në rritjen e efikasitetit të qeverisë. Një çështje që vazhdimisht edhe kryeministri mendoj para disa dite e theksoi, më lejoni që edhe unë ta them është që nuk bëhet fjalë për numrin e vendeve të partnerit të koalicionit, bëhet fjalë për kapacitetin e individëve. Dijen dhe përvojën e tyre dhe se si ata do të kontribuojnë për institucionet që duan t’i udhëheqin. Më pak të fokusohemi në sasi, më shumë të fokusohemi në cilësi. Ky duhet të jetë prioriteti i të gjithë partnerëve të koalicionit në qeveri”, tha mes tjerash Mucunski./tv21.tv




