Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 6 raste të reja me koronavirus.
Sipas qyteteve, 4 raste janë regjistruar në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.
Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë realizuar gjithsej 14.659 testime për Covid-19, prej të cilëve
1004 kanë rezultuar pozitiv.
Nga Ministria e Shlndetësisë gjithashtu njoftojnë se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 6 raste të rekuperimit nga Covid-19, duke e çuar numrin e të shëruarve në 795.
Sipas statistikave të fundit, deri më tani fatkeqësisht 32 shtetas nuk e kanë fituar betejën me Covid-19.