Kërcënimet kryesore të sigurisë me të cilat përballet Ballkani Perëndimor, përkatësisht shqetësimi më i madh i qytetarëve është krimi i organizuar, korrupsioni dhe kërcënimi dixhital. Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Amer Kapetanoviç, sipas të cilit në Ballkanin Perëndimorë rreziku kibernetik është rritur për 200 për qind.
“Rezultatet që i kemi arritur janë shumë të dukshme, për shembull 70 mijë armë zjarri me leje u morën dhe u shkatërruan që nga viti 2018 , gjithashtu i vendosim një vëmendje të veçantë sigurisë kibernetike, sepse sipas disa analizave të fundit, rreziku kibernetik në Ballkanin Perëndimorë është rritur për 200 për qind. 1.2 milion entitete të dhënash private dhe publike janë në rrezik dhe prandaj duhet të përforcojmë angazhimet tona dhe t’u përgjigjemi këtyre rreziqeve”, tha Amer Kapetanoviç, sekretar i përgjithshëm i KBR.
Në Maqedoninë e Veriut, sfidat më urgjente që duhet të adresohen sa më shpejtë, sipas zv. kryeministrit për qeverisje të mirë, Arben Fetai janë në fushën e krimit dhe korrupsionit.
“Kemi gjyqësor disfunksional, kemi gjyqësor që nuk po e bën punën e vet, sa i përket dënimeve përfundimtare në rastet e korrupsionit të nivelit lartë, vërejtje që vit pas viti e marrim nga partnerët tanë ndërkombëtarë… Sfidë e dytë që kemi parë vitet e fundit është ajo në komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit, ku po ashtu kemi një krizë kredibiliteti dhe legjitimiteti dhe presim të zgjidhet një udhëheqësi e re….19:42 Dhe e treta pa dyshim është çështja e reformës në drejtësi…”, u shpreh Arben Fetai, Zv kryeministër për qeverisje të mire.
Në konferencën kushtuar luftës së krimit dhe korrupsionit, sigurisë së kufijve, çështjes së migracionit dhe sigurisë kibernetike, u tha se siguria e Ballkanit Perëndimorë është e ndërlidhur plotësisht me atë të BE-së.
“Është një mesazh në fillim të konferencës që po jepet se siguria është diçka e përbashkët, se nuk mund ta ndajmë atë, se siguria e Ballkanit Perëndimorë është e ndërlidhur plotësisht me atë të BE-së dhe vice- vërsa”, deklaroi Afrim Gashi, Kryetar i Parlamentit.
Porosia e përbashkët nga konferenca e 10-të rajonale për koordinimin e sigurisë ishte se të gjitha kërcënimeve të rajonit të Ballkanit por edhe të BE-së, duhet t’u jepet një përgjigje e koordinuar. /Alsat.mk




