Prokuroria: I është marrë foshnja gjashtëmuajshe nënës 23 vjeçe, i shkaktoi gjakderdhjeje duke e rrahur

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një gruaje 23-vjeçare nga Rzhanica, e dyshuar për neglizhencë dhe keqtrajtim të fëmijës. Nga Prokuroria thonë se kanë kërkuar nga gjykata që ndaj të njëjtës të caktohet masa e paraburgimit, ndërsa shtojnë se foshnja, për të cilin nuk dihet se kush është tjetri prind, është marrë në kujdes nga Qendra për Punë Sociale.

“Më 9 nëntor në mbrëmje, ajo braktisi në mënyrë të rëndë detyrën e saj prindërore për kujdes dhe edukim, duke neglizhuar dhe keqtrajtuar djalin e saj gjashtëmuajsh. E irrituar nga qarja e foshnjës, ajo filloi ta godasë me duar dhe shuplaka në gojë dhe hundë, duke i shkaktuar lëndime me gjakderdhje. Lëndimet e foshnjës u vunë re nga pronari i shtëpisë ku qëndronte e dyshuara dhe një mike, të cilët e dërguan fëmijën për kontroll mjekësor. Në Qendrën Klinike u konstatuan disa lëndime të reja – kontuzione dhe hematoma, si dhe njolla më të vjetra nga lëndime të mëparshme. Gjithashtu, u vërejt se e dyshuara nuk e kishte çuar fëmijën për kontrolle mjekësore apo vaksinim që nga lindja, me qëllim të fshehjes së dhunës fizike ndaj foshnjës”, thonë nga Prokuroria.