Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Veliaj lëshon urdhrin e parë

Duke qenë se Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrën e kryebashkiakut, Erion Veliaj ka nënshkruar një urdhër drejtuar ndërmarrjes së dekorit dhe eventeve, me rastin e festave të fundvitit, nga ambientet e paraburgimit në Durrës.

Përmes këtij urdhri, kryebashkiaku Veliaj kërkon që kjo ndërmarrje të marrë të gjitha masat për dekorimin e qytetit, duke plotësuar të gjitha standardet dhe kushtet e sigurisë.

Po ashtu kjo ndërmarrje do të kryejë dhe dekorimin e ministrive përgjatë bulevardit sipas kërkesave të tyre.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur se nuk do të ketë zgjedhje në Tiranë, duke rrëzuar kështu dekretin e Presidentit Bajram Begaj.

Me këtë, Kushtetuesja ka vendosur se Veliaj do të vijojë të mbetet kryebashkiak i Tiranës, pavarësisht se prej disa muajsh ai ndodhet në qeli. (A2 Televizion)