Një muaj paraburgim dhëndrit, vrau dy vëllezërit e gruas në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit Astrit Isufit lidhur me vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Golluboc të Malishevës të enjten.

I riu akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij në Malishevë, ndërsa vetë mbeti i plagosur.

Isufi ishte gjetur në një shtëpi të pabanuar pranë fshatit Plloqicë, jo larg vendit ku ndodhi ngjarja tragjike. Sipas policisë, gjatë arrestimit ai ishte i lënduar dhe menjëherë mori ndihmë të parë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, para se të dërgohej për trajtim të mëtejshëm në QKUK.

Astrit Isufi ka një precedent penal për dhunë në familje, për të cilin kishte shlyer një dënim prej 5 muajsh burgimi.

© SYRI.net