Në periudhën prill–qershor të këtij viti janë regjistruar 2.876 hipoteka mbi pasuritë e paluajtshme, me vlerë totale prej 551,5 milionë euro, thuhet në raportin e Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme për tremujorin e dytë.
Vetëm në Kadastrin e Shkupit janë regjistruar 1.522 hipoteka me vlerë rreth 289,5 milionë euro, ndërsa në 29 zyrat e tjera të kadastrës në vend janë regjistruar edhe 1.354 hipoteka me vlerë rreth 262 milionë euro.
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit, numri i hipotekave është rritur me 280 raste.
Statistikat tregojnë trend rritës të hipotekave gjatë viteve të fundit:
2024: 8.748 hipoteka
2023: 7.844 hipoteka
2022: 7.658 hipoteka
2021: 8.386 hipoteka
Ndërkaq, në regjistrin e çmimeve dhe qirave, në tremujorin e tretë janë evidentuar 6.135 shitblerje të pasurive të paluajtshme, që është 580 më shumë krahasuar me tremujorin paraprak.
Sipas të dhënave të Bankës Popullore, kreditë për banesa janë rritur me 1,6% në baza mujore dhe me 16,1% në baza vjetore, ndërsa kreditë konsumuese janë rritur me 0,9% në muaj dhe 10,2% në vit.




