Timothée Chalamet pranon se është i zhgënjyer që nuk fitoi çmimin Oscar për Aktorin më të Mirë

Aktori amerikano-francez Timothee Chalamet pranoi së fundmi se ishte i zhgënjyer që nuk fitoi çmimin Oscar për Aktorin më të Mirë për filmin “A Complete Unknown”.Konkretisht, aktori 29-vjeçar komentoi humbjen në ndarjen e çmimeve të 97-ta Oscar në një intervistë për Vogue, ku promovoi filmin e tij të ri “Marty Supreme”.

Pa as më të voglën keqardhje, ai pranon se do të kishte dashur të kishte fituar një Oskar në mars të këtij viti për rolin e tij kryesor në filmin biografik për muzikantin Bob Dylan.

“Nëse ka pesë persona në një ndarje çmimesh dhe katër prej tyre shkojnë në shtëpi me humbje, a nuk mendoni se ata katër persona në restorant do të thonë: ‘Epo, nuk fituam?’ Kam qenë pranë disa aktorëve bujarë dhe pa egoizëm dhe ndoshta disa prej tyre thonë: ‘Ishte argëtuese.’ Por e di që shumë prej tyre thonë: ‘Të qihesh në djall'”, tha aktori i ri.

Chalamet u nominua për çmimin e Aktorit më të Mirë në Oscar së bashku me Colman Domingo (“Sing Sing”), Ralph Fiennes (“Conclave”), Sebastian Stan (“The Apprentice”) dhe Adrien Brody, i cili përfundimisht fitoi çmimin për performancën e tij në “The Brutalist”.

Chalamet është i sinqertë në lidhje me ambiciet e tij për të fituar mbështetjen e audiencës dhe jurisë që votojnë njësoj në rolet e tij të aktrimit. Aktori tha hapur se synonte një çmim Oscar kur fitoi çmimin SAG në shkurt.