Si një kukull nga vitrina: Ariana Grande rikthen shkëlqimin e viteve ’50 në Paris

Ariana Grande befasoi në premierën pariziane të filmit Wicked: For Good me një pamje që rikthen elegancën e vërtetë të Hollywood-it të viteve ’50 dhe provoi se edhe sot mund të surprizojë me një rifreskim imazhi

Ylli i muzikës dhe filmit u shfaq në tapetin e kuq në Paris në një fustan të zi vintage, i përzgjedhur nga stilisti i njohur Law Roach. Fustani, nga marka Lili’s Diamond rreth vitit 1950 dhe i furnizuar nga dyqani sekondar nga Beverly Hills, e solli Ariana­n në një version elegant, me breza të hollë në supa, detaje trëndafili të kuq në gjoks dhe një korset të fshehur që dëshmonte për formë dhe sofistikim.

“Pelerina elegante me astar ngjyrë fuksia dhe këpucët e zeza të thjeshta, së bashku me vathët e hollë diamanti, lanë në hije çdo zbukurim tjetër, ndërsa topuzi klasik u kombinua me një grimi delikat në nuanca rozë-të errët, që theksoi linjat porcelani të fytyrës së artistes.

Një ndër komentuesit në rrjetet sociale përmendi se pamja i ngjan stilit të aktores së famshme Audrey Hepburn në “Funny Face”. Për Ariana­n, kjo zgjedhje nuk është vetëm modë, është një deklarim stili që lidhet me rolin e saj në filmin Wicked, ku luan personazhin Glinda, që vetë simbolizon femrën elegante dhe të pushtetshme.

Mbështetur në këtë imazh, Ariana Grande duket gati për një kapitull të ri në karrierën e saj, jo vetëm si këngëtare dhe aktore, por si ikonë mode që kombinon nostalginë dhe modernitetin.