Fyen rëndë shqiptarët, ja sa dënohet ekipi maqedonas

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, mori disa vendime, ndër to edhe për takimin në Prilep në ndeshjen Pobeda – Shkëndija e Haraçinës.

Gjatë kësaj ndeshje tifozët e Pobedës, fyen shqiptarët në mënyrën më të turpshme:: “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur). M*jmuni”.

Pobeda dënohet me katër ndeshje pa shikues në shtëpi dhe gjobitet me 3,000 euro për brohoritje fyese në baza kombëtare, shfaqje banderolash me përmbajtje fyese, si dhe për dëmtimin e xhamit të teshatores së ekipit Shkëndijes.

Një dënim simbolik, kur kihet parasysh se çfarë skandali ndodhi në Prilep.