Maqedonia shpalli listën për ndeshjet e nëntorit, Alioski mungon për shkak lëndimit

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski, shpalli listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit të këtij viti.

Në përzgjedhjen e re nuk ka surpriza të mëdha, ndërsa mbrojtësi Ezgjan Alioski do të mungojë për shkak lëndimit. Në skuadër rikthehen Lirim Qamili, Bojan Dimoski dhe Kristijan Trapanovski.

Maqedonia më 13 nëntor do të zhvillojë një miqësore kundër Letonisë, ndërsa më 18 nëntor në Kardif do të përballet me Uellsin në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës 2026. Grumbullimi i ekipit është parashikuar për 10 nëntor. Aktualisht, Maqedonia renditet në vendin e dytë të grupit me 13 pikë, një më pak se Belgjika kryesuese, ndërsa Uellsi ndodhet në vendin e tretë me 10 pikë./TV21