Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një moment nga studio muzikore.
Në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, ajo shfaqet natyrale, pa grim, duke treguar një anë të thjeshtë, shkruan Indeksonline.
Shumë ndjekës e kanë vlerësuar faktin që këngëtarja vazhdon të jetë aktive në projekte të reja muzikore.
Kujtojmë që Shyhretja është një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare dhe çdo postim i saj ngjall interes të madh në publik.




