51 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, prej të cilëve një ka qenë me fatalitet, 21 me të lënduar dhe 29 me dëme materiale.
Sipas statistikave të përgjithshme, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 1 mijë e 923 gjoba trafiku, përcjell Klankosova.tv.
Në 24 orët e fundit gjithashtu janë arrestuar 23 persona, 15 janë dërguar në mbajtje, një në ndalim policor dhe dy në vuajtje të dënimit.




