Në mesin e shumë personaliteteve të cilët po marrin pjesë në homazhet për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano, ishte edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Ai bëri homazhe në nderim të Nanos në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Kurti shkroi edhe në librin e zisë për liderin historik të Partisë Socialiste i cili vdiq të premten pasi humbi betejën me një sëmundje./Klankosova.tv





