Sport Pronari i klubit vendos një rekord: E pa ekipin duke humbur, kështu...

Pronari i klubit vendos një rekord: E pa ekipin duke humbur, kështu që hyri në lojë në moshën 61-vjeçare

Aurelian Ghisa, pronari i klubit rumun Sanatatea Cluj, shkroi historinë e futbollit vendas si lojtari më i vjetër që luajti në një ndeshje zyrtare.

Ghisa vendosi të hynte vetë në ndeshje në duelin e Kupës së Rumanisë midis Sanatateas së tij dhe Universitatea nga Craiova.

Siç pritej, Craiova ishte shumë bindëse në vizitën e saj ndaj Sanatateas dhe fitoi me rezultat të thellë 4-1.

Kur gjithçka ishte zgjidhur tashmë, pronari i klubit donte disi të ishte në qendër të vëmendjes, kur skuadra e tij tashmë i kishte thënë lamtumirë shanseve për të shkuar më tej.

Ishte minuta e 89-të e ndeshjes kur tifozët dhe spektatorët mbetën të habitur dhe nuk besonin atë çfarë po e shihnin.

61-vjeçari vendosi të hynte në lojë dhe të kalonte disa minuta në fushë, gjë që mjaftoi për një rekord në futbollin rumun.

Ndryshe, Ghisa është pikërisht një ish-sulmues i këtij klubi.

Ai e përfundoi karrierën e tij në vitin 2009 dhe 16 vjet më vonë, ai e gjeti veten përsëri me fanellën e klubit që zotëron.