Sudani në kaos – mijëra të vrarë në luftën midis SAF dhe rebelëve paramilitarë

Në Sudan po ndodhin krime shumë të rënda.

Milicia RSF-së, e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, po kryen ekzekutime ndaj civilëve dhe po dokumenton dhe poston publikisht krimet e tyre.

Situata humanitare është alarmante dhe popullsia civile po përballet me dhunë, terror dhe shkatërrim të komuniteteve të tyre.

Pamjet që supozohet se kapin pasojat e masakrës tregojnë një person teksa shtien me armë në drejtim të civilëve që shihen të shtrirë në tokë (shiko VIDEO).

Ndërkohë, ditë më pare një masakër në maternitet në Sudan ka lënë 460 persona të vdekur vetëm disa ditë pas një serie vrasjesh 48-orëshe ku u ekzekutuan më shumë se 2,000 civilë nga rebelët paraushtarakë.

Kombi afrikan verilindor u zhyt në një konflikt vdekjeprurës në mesin e prillit 2023, kur shpërthyen tensionet e gjata rreth të ardhmes së vendit midis Forcave të Armatosura Sudaneze (SAF) dhe kreut të grupit rebel paramilitar.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nuk mund të konfirmohej menjëherë, por imazhet tronditëse satelitore të marra pas rënies së El Fasher treguan prova të vrasjeve masive.