Analisti Florian Nesimi, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve telefonike në mes Blerim Bexhetit dhe Musa Xhaferit, të cilët ofendojnë tetovarët.
Nesimi shkruan se “personi që deklaron se në Tetovë do bëjë “harem me tetovarkat” është koordinator i grupit parlamentar të AKI-së”.
“Personi që deklaron se në Tetovë do bëjë “harem me tetovarkat” është koordinator i grupit parlamentar të AKI-së. Se ai është një njeri i pamoralshëm e kemi ditur që moti, por pyetja është si ka mundësi që një njeri i tillë të përfaqësojë ata 17-18 deputetë”.
“Këtu nuk është problemi vetëm te ky person, por problemi qëndron te standardi politik dhe moral që e ka ndërtuar një subjekt që pretendon se i përfaqëson interesat e shqiptarëve”, ka shkruar Nesimi.






