Plaçkitje si në film, në pagesën rrugore “Milladinovci”

Në autostradën “Kumanovë-Milladinovci-Shkup”, në afërsi të Pagesës rrugore “Milladinovci”, 26-vjeçari banor i Kërçovës, është plaçkitur nën kërcënimin me armë zjarri.

Ngjarja e këtillë ka ndodhur derisa personi ishte parkuar me veturën e tij, kur papritmas nga një veturë tjetër dalin 5 meshkuj, të cilët duke e kërcënuar me revole, ia marrin paratë dhe gjërat tjera. Rasti menjëherë është paraqitur në Policinë e Shkupit, me 26 tetor, në orën 06:20. Policia, sipas mediave, po i ndërmerrë të gjitha masat e nevojshme ligjore, për ta ndricuar rastin në fjalë.

Për momentin nuk ka ndonjë informacion zyrtar, për arrestimin e ndonjë personi, për këtë rast. “News 24”